Guardiola tepër i kënaqur me barazimin, ka edhe një ide për ndeshjen e kthimit

  • S.A /
  • 10 May 2023 - 08:27
Guardiola tepër i kënaqur me barazimin, ka edhe një ide për ndeshjen e kthimit

Ndeshja e parë gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve, mes Real Madridit dhe Manchester Cityt, përfundoi pa fitues dhe kësisoj, gjithçka ka mbetur e hapur për ndeshjen e kthimit, e cila do të zhvillohet në “Etihad Stadium”, transmeton "Kosova Sot Online ". 

Ndeshja e parë, që u zhvillua mbrëmë në “Santiago Bernabeu”, përfundoi me rezultatin 1:1.

Vinicius Junior (36’) shënoi për “Los Blancos”, kurse Kevin De Bruyne (67’) për “Qytetarët”.

Pas ndeshjes, Pep Guardiola tha se ndeshja ishte e barabartë.

“Ndeshje e barabartë. Kur ishim më mirë na shënuan një gol, kur ishin më të mirë, barazuam. Më dukej si vitin e kaluar ndonjëherë”, tha fillimisht ai.

“Urime për ekipin tim. Në këto lloj ndeshjesh keni nevojë për lojtarët tuaj më të mirë dhe Ederson ishte i jashtëzakonshëm. Kyle Walker ishte i jashtëzakonshëm kundër një prej rivalëve më të mirë me të cilët mund të përballesh në mbarë botën. Manchesteri do të jetë si një finale para tifozëve tanë”, shtoi spanjolli.

“Jam i kënaqur me një barazim 1-1 … në vend të humbjes 3-0! Do ta shikojmë lojën përsëri tani. Në disa pjesë ishim mirë. Por, mendoj se mund të kishim kërkuar më shumë gola me më shumë agresivitet. Kam një ide se çfarë të bëj javën tjetër. Por, më duhet ta shikoj sërish këtë ndeshje”, deklaroi Guardiola. Ndeshja e kthimit do të zhvillohet më 17 maj, në “Etihad Stadium”.

(Kosova Sot Online )