Lexoni edhe:
Aleksandër Vuçiq po zbulohet e demaskohet, personalisht po komandon me bandat kriminale në veri të Kosovës
Shkruan: ANALISTI - Arsim Aziri
Edhe pse në fushat zgjedhore, të gjitha partitë politike janë betuar dhe zotuar që mandatet e tyre në kuvend do të jenë në funksion të interesit të përgjithshëm publik, për ndërtimin dhe zhvillimit të shtetit, ky zotim nga opozitarët e tashëm, ish pushtetar në mandatet e kaluara, po rezulton të ketë qenë mashtrim i madh politik.
Sjelljet e opozitës në Kuvendin e Kosovës, gjatë këtyre dy viteve mandate ka gjetur më të turpshme dhe destruktive të abuzimit me mandatet e fituara në Kuvend, duke e shfrytëzuar Gjykatën Kushtetuese për të sabotuar dhe shantazhuar mazhorancën në pushtet, Qeverinë e Kosovës, që të gjitha ligjet me peshë të cilat shkojnë dhe miratohen në Kuvend, të njëjtat të kontestohen pa bazë, të kundërshtohen dhe dërgohen për vlerësim dhe gjykim në Gjykatën Kushtetuese. Së fundi opozita ka paralajmëruar dërgimin në Gjykatë Kushtetuese edhe të Ligjit për Investimet Strategjike, një ligj i rëndësisë së veçantë për zhvillim , i cili krijon lehtësira për investitorët serioz zhvillimor, vendor dhe të huaj.
Ky kërcënim dhe paralajmërim i radhës nuk është gjë tjetër veq vazhdim i pa skrupullt i luftës për pushtet, pa zgjedhur mënyra dhe mjete, duke mos menduar fare për qytetarin dhe interesin e avancimit të politikave zhvillimore për të cilat janë zotuar dhe kanë premtuar para zgjedhësve në fushatë elektorale. Atakimi i këtij ligji të radhës nga opozita, me paralajmërim për dërgim bllokimi në gjykatën kushtetuese, do të jetë edhe një sjellje tjetër tepër poshtëruese për votuesin që e kanë mashtruar dhe shtetin që janë duke e dëmtuar. Ligji për investimet strategjike është një nga më të rëndësishmit që mundëson zhvillim më dinamik ekonomik , për hapjen e perspektivës dhe mundësive më të shpejta të gjenerimit të vendeve të reja të punës, duke thjeshtuar procedurat për të aplikuar dhe ndihmuar në krijimin e kushteve të tjera për të vepruar-operuar të gjitha investitorët serioz, vendor apo të huaj. Me këto paralajmërime po shihet ashiqare që opozita po e përdorë kundërshtimi i ligjeve me peshë zhvillimore dhe atyre të reformës në sistemin e drejtësisë, si mjet kryesor, fatkeqësisht në emër të qytetarëve, që të luftojnë kundër shtetit, me qëllimin më primitiv, atë për ta penguar qeverinë në punët serioze dhe të krijimit të rrethanave të marrjes së “dhunshme” të pushtetit. Sikur që dihet, Ligji për investime strategjike kaloi në lexim të parë në seancën e fundit të Kuvendit të Kosovës. Megjithatë, opozita po e kundërshton këtë ligj, duke e quajtur të mangët dhe madje edhe jo kushtetues!
Falë agresivitetit destruktiv të opozitës, e cila e ka nën kontroll shumicën e përbërjes së Gjykatës Kushtetuese, anëtar të emëruar gjatë mandatit të kaluar, është bllokuar dhe nuk po mundë të zbatohet një nga ligjet me peshë për përkujdesje sociale të qytetarëve, par parandalimin e ngritjes së pa kontrolluar të çmimeve, Ligji për çmimet tavan të produkteve bazë për shportën e qytetarëve. Në gjykatën Kushtetuese ka përfunduar edhe Ligji për Pagat, si dhe ai për Këshillin Prokuroria të Kosovës, edhe pse i njëjti ligj e ka kaluar dy herë Komisionin e Venecias, është akorduar me SHBA-në, BE-në, Britaninë dhe me shoqërinë civile. Po ashtu në Gjykatën Kushtetuese, i dërguar nga opozita, ka përfunduar dhe bllokuar edhe Ligji Byronë për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, ligj që drejtpërdrejtë atakon zyrtarët e shtetit të pasuruar pa merituar dhe në mënyrë të kundërligjshme, të dyshuar për korrupsion dhe lidhje me krimin e organizuar.
Kryeministri Kurti ka deklaruar se opozita, ish pushtetarët e korruptuar, nuk po i dërgon ligjet në Gjykatën Kushtetuese për të ruajtur kushtetutshmërinë, por vetëm për të penguar reformat që janë duke u zhvilluar dhe për të treguar opozitarizmin më banal politik, që në fakt është me projekt veprimi kundër shtetit, me qëllim të përpjekjes për rimarrje më të shpejtë të pushtetit. Këto veprime të ulëta opozitare, që janë më shumë se banale, duhet të ja tërheqin vëmendjen seriozisht qytetarit të Kosovës dhe në zgjedhjet e radhës, kurdo që të mbahen ta godet këtë opozitë edhe me një ndëshkim akoma më të rëndë duke përdorë armën demokratike, votën e lirë , për të mos u mashtruar nga premtimet dhe mashtrimet elektorale.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".