Shakira “kapet mat” me Luis Hamilton, thotë se Pique tashmë i përket të kaluarës

  • S.A /
  • 10 May 2023 - 09:08
Shakira “kapet mat” me Luis Hamilton, thotë se  Pique tashmë i përket të kaluarës

Prej disa kohësh tashmë, telenovela Shakira – Pique ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave rozë, për shkak të divorcit të shumëpërfolur mes tyre, transmeton "Kosova Sot Online ".

Divorc, që është shoqëruar me deklarata, akuza e kundër akuza mes tyre, madje ku nuk kanë munguar as thumbat nëpërmjet deklaratave mediatike, por edhe këngëve.

Por, mesa duket, Shakira ka vendosur ta hedhë pas krahëve historinë e saj me futbollistin spanjoll, pasi së fundmi është parë nën shoqërinë e një mashkulli tjetër, jo të panjohur. Bëhet fjalë për pilotin e Mercedezit në Formula 1, Luis Hamilton.

Dyshja është filmuarduke darkuar së bashku në një restorant në Majami teksa nuk iu kanë shpëtuar syve të ndjekësve. Ata janë filmuar gjatë darkës dhe menjëherë në rrjetet sociale kanë nisur aludimet për një lidhje të mundshme. Ende nuk ka asnjë konfirmim nga palët, nëse pas këtij takimi fshihet diçka më shumë se miqësi ose çështje pune.

(Kosova Sot Online )