Busquets ka vendosur, do të largohet nga Barcelona në fund të sezonit

  • S.A /
  • 10 May 2023 - 12:33
Busquets ka vendosur, do të largohet nga Barcelona në fund të sezonit

Sergio Busquets ka vendosur t’i japë fund eksperiencës së gjatë dhe të lavdishme në Barcelonë.Veterani i mesfushës do të largohet nga Camp Nou në fund të këtij sezonit dhe këtë e ka bërë të ditur klubi katalunas përmes uebfaqes së vetë zyrtare, transmeton "Kosova Sot Online".

Ish-përfaqësuesi spanjoll e ka zbuluar vendimin e tij përmes rrjeteve sociale, ku e postoi një video emocionuese.

“Ishte një nder dhe një krenari që isha në gjendje ta vishja këtë fanellë, por gjithçka e ka fundin. Ishte një vendim i lehtë pasi koha ka ardhur tashmë”, ka thënë Busquets, i cili i falënderoi të gjithë për përkrahjen, duke nisur nga bashkëlojtarët, trajnerët dhe stafin.

Me gjasë, Busquets do ta vazhdojë karrierën në Arabinë Saudite, për t’i kaluar vitet e fundit, ose do të transferohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 

(Kosova Sot Online )