Sot dita e ndeshjeve gjysmëfinale në Ligën e Evropës – Roma dhe Juve presin Leverkusenin dhe Sevillan

  • S.A /
  • 11 May 2023 - 09:06
Sot dita e ndeshjeve gjysmëfinale në Ligën e Evropës – Roma dhe Juve presin Leverkusenin dhe Sevillan

Sot (e enjte) janë në orar për t’u zhvilluar përballjet e para në kuadër të gjysmëfinaleve të Ligës së Evropës. Pas etheve të Ligës së Kampionëve të martën dhe mërkurën, tani radhën e kanë ndeshjet e Ligës së Evropës, të cilat pritet me entuziazëm të madh, transmeton "Kosova Sot Online ".

Në fazën gjysmëfinale kemi katër skuadra të njohura evropiane, ku dy vijnë nga Serie A, një nga La Liga dhe një nga Bundesliga.

Ndeshje më interesante padyshim se pritet të jetë ajo në mes të gjigantit italian, Juventusit dhe ‘mbretit’ të Ligës së Evropës, Sevillas. Kjo ndeshje pritet të zhvillohet me fillim nga ora 21:00 në Allianz Stadium të Torinos.

Takim interesant do të jetë edhe ai në mes të Romës së Jose Mourinhos dhe Bayer Leverkusenit të Xabi Alonsos. Edhe kjo ndeshje pritet të fillojë nga ora 21:00 dhe do të zhvillohet në stadiumin Olimpico të Romës.

(Kosova Sot Online )