Reali i do Mbappen e Bellinghamin, po "armatoset" për goditje të mëdha!

  • S.A /
  • 11 May 2023 - 11:19
Reali i do Mbappen e Bellinghamin, po

Real Madridi duket se do të jetë mjaft aktiv në afatin kalimtar të verës.“Los Blancos” pritet të shpenzojnë para të majme për transferimin e yjeve të futbollit, transmeton "Kosova Sot Online".

Mediumi britanik “The Telegraph” raporton se kampioni aktual spanjoll, evropian dhe botëror e ka prioritet sulmuesin e Paris Saint-Germainit, Kylian Mbappe.

Reali e donte 24 vjeçarin edhe më parë duke i ofruar deri në 200 milionë euro verën e kaluar për të, por në fund përfaqësuesi francez vendosi ta vazhdonte kontratën me parisienët. Ndërkohë, presidenti Florentino Perez e ka në mendje edhe transferimin e yllit të Borussia Dortmundit, Jude Bellingham. Me këta të dy do të kompletohej faza ofanzive e madrilenëve, të cilët tashmë i kanë në organikë Karim Benzeman, Vinicius Junior e Rodrygo, ndërsa Marco Asensio pritet të largohet nga “Santiago Bernabeu”. 

(Kosova Sot Online )