Familja Glazers janë të gatshëm ta shesin Man Utd pasi ta zgjedhin ofertën e preferuar

  • S.A /
  • 11 May 2023 - 11:34
Familja Glazers janë të gatshëm ta shesin Man Utd pasi ta zgjedhin ofertën e preferuar

Pronarët e Manchester Unitedit, familja Glazers, thuhet se janë gati të shesin klubin pasi të konfirmojnë ofertën e tyre të preferuar. Që nga nëntori i vitit 2022, Glazers kanë eksploruar opsionet financiare teksa nxorën në shitje klubin nga Old Trafford, transmeton "Kosova Sot Online".

Pas tre raundeve të ofertave, u raportua se konkurruesit kryesorë ishin themeluesi i INEOS, Sir Jim Ratcliffe dhe bankieri me bazë në Katar, Sheikh Jassim bin Hamad al-Thani.

Lexo po ashtuSheikh Jassim paraqet ofertën për thyerjen e rekordit botëror për blerjen e Manchester United

Sipas mediumit The Sun, Raine Group me bazë në SHBA, të cilët po kryejnë shitjen në emër të Glazers, do të konfirmojnë ofertën ‘fituese’ brenda ditëve të ardhshme.

Raporti pretendonte se Ratcliffe do të jetë ofertuesi i preferuar i Glazers përpara Sheikh Jassim.

Besohet se nëse Ratcliffe arrin të sigurojë klubin, Joel dhe Avram Glazer mund të qëndrojnë ende, pasi oferta e pronarit të INEOS ishte vetëm për shumicën e aksioneve. Në krahasim të britanikut, Shiekh Jassim ofroi të blinte të gjithë klubin nga Glazers.

Pavarësisht se oferta e Shiekh Jassim ishte shuma më e lartë, besohet se oferta e Ratcliffe e vlerësoi Unitedin me një çmim që është më afër çmimit të kërkuar të Glazers prej 6 miliardë funtesh.

Përveç Ratcliffe dhe Shiekh Jassim, u raportua se disa kompani financiare amerikane kanë ofruar gjithashtu blerjen e një pakice aksionesh në klub, gjë që do t’i lejonte Glazers të qëndronin në kontroll, ndërkohë që kishin fuqinë financiare për të përmirësuar stadiumin Old Trafford dhe terrenin stërvitor të klubit.

Sipas Sky News, oferta e Ratcliffe përfshin klauzola që do ta shihnin britanikun të përfundojë një blerje të plotë të klubit nga Old Trafford pas vetëm tre vjetësh të marrjes së kontrollit.

Në fushë, Unitedi po kërkon të sigurojë një vend në Ligën e Kampionëve duke përfunduar në top katërshe të Ligës Premier. Erik ten Hag ka gjithashtu mundësinë për të fituar trofeun e tij të dytë si trajner i Djajve të Kuq, ndërsa ata përballen me Manchester Cityn në finalen e FA Cup në qershor. 

(Kosova Sot Online )