Përfundon sezoni për Bennacer

  • A.P /
  • 11 May 2023 - 15:12
Përfundon sezoni për Bennacer

Ismael Bennacer duhet t’i nënshtrohet një intervenimi kirurgjik për ta zgjidhur problemin në gju pas lëndimit që e pësoi në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Mesfushori algjerian ishte figurë kyçe e Milanit këtë sezon, por iu desh ta linte fushën e blertë në minutën e 18-të të derbit me Interin.

Natyrisht, mungesa e tij u ndie shumë dhe “Rossoneri” humbën 0:2 në San Siro

E sot, pas kontrolleve të detajuara stafi mjekësor i klubi konstatoi se mesfushorit kualitetiv do t’i duhet të operohet dhe kështu do të marrë fund këtu sezoni për të.

Pa dyshim, kjo është një goditje e rëndë për Milanin, të cilin e pret të martën tjetër loja e kthimit me Interin në gjysmëfinale të Championsit, plus ndeshjet vendimtare për ta siguruar një vend në Top 4 të Serie A dhe njëherësh kualifikimin në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm. 

(Kosova Sot Online)