Denveri me fitoren e fundit shkon në finale, barazon Bostoni

  • S.A /
  • 12 May 2023 - 08:21
Denveri me fitoren e fundit shkon në finale, barazon Bostoni

Denveri ka kaluar në finale të Konferencës në NBA. Nuggets e mposhtën Phoenixin në ndeshjen e gjashtë gjysmëfinale të “play-offit” për ta prekur “finalen e vogël”, transmeton "Kosova Sot Online ".

Denveri fitoi me rezultat 125:100 (44:26, 37:25, 22:25 e 22:24), për ta mbyllur serinë e ndeshjeve gjysmëfinale në 4-2.

Skuadra fituese kreu punë dhe e mbylli çështjen e fituesit qysh në pjesën e parë.

Nikola Jokic i shënoi 32 pikë për Denverin, ndërsa nga 26 dhe 21 i shtuan Jamal Murray respektivisht Kentavious Caldwell-Pope.

E tek Suns shkëlqyen Cameron Paye me 31 pikë e Kevin Durant me 23, por që ishin të pamjaftueshme për ta, në ndeshjen e zhvilluar në “Footprint Center”.

Ndërkohë, Bostoni e mundi Philadelphian në duelin e gjashtë gjysmëfinal të Konferencës për ta barazuar serinë gjysmëfinale në 3-3.

Celtics triumfuan me rezultat 95:86 (29:22, 21:21, 21:30 e 24:13) në ndeshjen e zhvilluar në “Wells Fargo Center Philadelphia”.

Marcus Smart i shënoi 22 pikë, kurse Jayson Tatum i shtoi 19 në fitoren e Bostonit.

Kurse, tek 76ers nga 26 pikë i realizuan Joel Embiid e Tyrese Mexey, por që ishin të pamjaftueshme. 

(Kosova Sot Online )