Shpresa e fundit për medalje : Loriana Kuka zbret sot në tatami, synon t’i sjell Kosovës medalje të Botërorit

  • S.A /
  • 12 May 2023 - 11:16
Shpresa e fundit për medalje : Loriana Kuka zbret sot në tatami, synon t’i sjell Kosovës medalje të Botërorit

Loriana Kuka do ta mbyllë eksperiencën e Kosovës në Kampionatin Botëror të xhudos, i cili po mbahet në Doha të Katarit.Xhudistja kosovare do të garojë sot në kategorinë deri në 78 kilogramë, transmeton "Kosova Sot Online".

Ajo në rrethin e parë do të ketë punë me garuesen e pavarur, Darya Kantsavaya. E nëse e kalon këtë xhiro, në atë të dytë e pret malazezja Joavana Pekovic.

Loriana do të mundohet t’ia sjellë Kosovës medaljen e parë nga Botërori pasi gjashtë garuesit tjerë nuk ia dolën dot. Pa medalje mbetën kampionet olimpike, Nora Gjakova e Distria Krasniqi, por edhe garuesit tjerë, Akil Gjakova, Erza Muminoviq, Flaka Loxha e Laura Fazliu.

(Kosova Sot Online )