Klauzola e Rafaelo Leaos e ka çmimin 175 milionë euro!

  • S.A /
  • 12 May 2023 - 11:21
Klauzola e Rafaelo Leaos  e ka çmimin  175 milionë euro!

Rafael Leao e vazhdoi së fundmi kontratën me Milanin. Ylli portugez nënshkroi kontratë të re të vlefshme deri në vitin 2028. Dhe, eksperti i transfereve, Fabrizio Romano ka dhënë detaje rreth marrëveshjes së re mes palëve,transmeton "Kosova Sot Online".

Sipas tij, përfaqësuesi portugez me kontratën e re do të paguhet 5 milionë euro neto plus shtesat nga bonuset dhe nga marketingu.

Ndërsa, Kuqezinjtë ia kanë vendosur atij klauzolën prej 175 milionë eurosh. Me këtë rast, klubet që duan ta blejnë futbollistin ofanziv duhet ta paguajnë këtë dëmshpërblim të vendosur nga “Rossoneri”.

(Kosova Sot Online)