Kosova mbetet mbetet përfundimisht pa medalje të Botërorit 2023, edhe Loriana eliminohet në rrethin e parë

  • S.A /
  • 12 May 2023 - 11:50
Kosova mbetet  mbetet përfundimisht pa medalje të Botërorit 2023,  edhe Loriana eliminohet në rrethin e parë

Kosova e ka mbyllur pa medalje eksperiencën në Kampionatin Botëror të xhudos, diçka që s’jemi mësuar ta shihnim shpesh më parë. Loriana Kuka ishte garuesja e shtatë dhe e fundit që zbriti sot në tatami,transmeton "Kosova Sot Online".

Por, xhudistja pejane kishte eksperiencë të shkurtër në evenimentin që po mbahet në Doha të Katarit.

Ajo u eliminua qysh në rrethin e parë të kategorisë deri në 78 kilogramë nga garuesja bjelloruse, por që garon si e pavarur, Darya Kantsavaya.

Kështu, shpresa e fundit e Kosovës për medalje të Botërorit këtë radhë u shua.

Paraprakisht, në ditët e kaluara pa medalje mbetën edhe kampionet olimpike, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi, por edhe Erza Muminoviq, Flaka Loxha, Laura Fazliu dhe Akil Gjakova.

(Kosova Sot Online )