Al-Hilal mohon se ka arritur marrëveshje me Messin

  • A.P /
  • 12 May 2023 - 18:37
Al-Hilal mohon se ka arritur marrëveshje me Messin

Skuadra nga Arabia Saudite, Al-Hilal ka mohuar zërat se ka arritur marrëveshje për transferimin e Lionel Messi.

Sipas Mundo Deportivo, klubi arab nuk ka arritur marrëveshje me yllin argjentinas, përkundër zërave se një gjë e tillë kishte ndodhur.

Transferimi i shtatë herë fituesit të Topit të Artë mbetet pa dyshim një prioretit për Al-Hilal, por deri më tani nuk ka marrëveshje verbale me të.

Lionel Messi do të largohet nga Paris Saint-Germain në fund të sezonit aktual dhe i ka disa opsione në tavolinë.

Përveç Al-Hilal, Messi po kërkohet me ngulm edhe nga ish-klubi i tij, Barcelona.

(Kosova Sot Online)