Los Angeles Lakers dhe Miami Heat triumfojnë dhe prekin finalet përkatëse

  • E.K /
  • 13 May 2023 - 16:25
Los Angeles Lakers dhe Miami Heat triumfojnë dhe prekin finalet përkatëse

Është përcaktuar dhe finalisti tjetër i Konferencës Perëndimore që do të ketë përballë Denver Nuggets. Los Angeles Lakers kanë triumfuar ndaj Golden State Warrios në orët e para të mëngjesit të sotëm me rezultatin 122-101. Seria e fitoreve për Lakers shkoi në 4-2 dhe automatikisht janë në finale të Konferencës Perëndimore, ku do të përballen me Denver më datë 17 maj.

Stephen Curry bëri një paraqitje fantastike për Warriors në këtë takim duke arritur të shënojë 32 pikë, 6 rebound dhe 5 asist, megjithatë nuk e shmangu dot eliminimin e ekipit të tij. Ndërsa për Lakers, ishte LeBron James ai që bëri më mirë duke realizuar 30 pikë, 9 rebound dhe 9 asiste.

Ndërsa në Konferencën Lindore, finalisti i parë i këtij sezoni është Miami Heat që arriti të mposhtë New York Knicks me rezultatin e ngushtë 96-92. Seria e fitoreve në favor të Miami Heat shkoi në 4-2 ndaj Knicks duke u bërë finalistët e parë të Konferencës Lindore.

Basketbollisti i Knicks, Jalen Brunson bëri një ndeshje shumë të mirë duke arritur të realizojë 41 pikë, 4 asiste dhe 3 rebound, por ekipi i tij nuk arriti të fitojë. Ndërsa për Miami Heat u shfaq mjaft mirë Butler me 24 pikë të shënuara dhe Adebayo me 23 pikë.

(Kosova Sot Online)