Sot zhvillohen të pesë ndeshjet e javës së 34 në Superligë

  • A.P /
  • 14 May 2023 - 09:44
Sot zhvillohen të pesë ndeshjet e javës së 34 në Superligë

Kanë mbetur edhe tri xhiro, tri finale për skuadrat të cilat po luftojnë për titullin kampion, ato për dalje në Evropë, si dhe për mbijetesë.

E këtë të diel do të zhvillohet java e 34-t në Superligën e Kosovës në futboll.

Derbi i javës zhvillohet mes Gjilanit e Dritës, që po luftojnë për objektiva të ndryshme.

Të kaltrit nga Gjilani janë në luftë për titullin kampion, derisa të kuqtë e Gjilanit për pozitën e tretë që të siguron daljen në Evropë.

Ballkani, që është në garë për mbrojtjen e titullin, në shtëpi e pret Llapin, që tashmë i ka humbur gjasat për vendin e tretë, por me shpresë që llogaritë e tyre të dalin nga Kupa.

Suharekasit kanë pikë të barabarta me Dritën dhe kampionët duhet t’i fitojnë të tri ndeshjet e fundit dhe të shpresojnë për një gabim të gjilanasve.

Po ashtu, vëmendja për sot do të jetë edhe në përballjen mes Ferizajt e Trepçës’89, dy skuadrave që po luftojnë për mbijetesë.

Ferizaj është i parafundit me dy pikë më pak se Trepça’89 që është e teta.

Tre pikë të domosdoshme janë edhe për Dukagjinin e Prishtinën, që po luftojnë për pozitën e katërt.

Klinasit cilësohen favorit ndaj Drenicës që tashmë ka rënë nga liga, derisa kryeqytetasit i shkojnë Malishevës që është e shtata.

Momentalisht, pozita e katërt është e rezervuar për Prishtinën, derisa e pesta për Dukagjinin, Të dy skuadrat kanë nga 44 pikë.

Të gjitha ndeshjet e sotme do të nisin në ora 15:00. 

(Kosova Sot Online)