Bad News Eagles pëson humbjen e dytë në Majorin e Parisit

  • A.P /
  • 14 May 2023 - 14:12
Bad News Eagles pëson humbjen e dytë në Majorin e Parisit

Bad News Eagles ka pësuar humbje në fazën “Legends Stage” të Majorit të Parisit.

Skuadra kosovare u mposht nga Apeks me rezultatin 16:6 në hartën “Ancient”.

Për BNE-në është kjo humbja e dytë në këtë fazë, krahas një fitoreje.

Megjithatë, Bad News Eagles ka ende gjasa të arrijë në fazën e Kampionëve, aty ku kalifikohen tetë më të mirat.

(Kosova Sot Online)