Reagon Galtier pasi Messi u fishkëllye nga tifozët

  • A.P /
  • 15 May 2023 - 14:51
Reagon Galtier pasi Messi u fishkëllye nga tifozët

Në rikthimin e tij pas suspendimit, Lionel Messi u përfshi në formacionin startues nga Christophe Galtier në fitoren 5:0 të Paris Saint-Germainit kundër Ajaccio të shtunën mbrëma.

Megjithatë, ylli argjentinas u përball me disa fishkëllima nga një pjesë e tifozëve.

Christophe Galtier foli për situatën rreth Messit pas ndeshjes.

“Kishte disa fishkëllima drejtuar Leos në fillim të ndeshjes kur ai preku topin. Megjithatë, shumë shpejt, një pjesë e madhe e stadiumit i mbyti ato me duartrokitje dhe inkurajim”, tha ai.

“Ajo që unë heq nga kjo është se Leo mbeti i fokusuar dhe i angazhuar në lojë, me dëshirën për të udhëhequr ekipin në sulm dhe për të krijuar mundësi”, shtoi trajneri francez.

“Ai është mësuar me këto situata pasi karriera e tij e ka ekspozuar në momente të vështira”, deklaroi Galtier.

(Kosova Sot Online)