Real Madridi ia uron Barcelonës titullin e kampionit në La Liga

  • S.A /
  • 15 May 2023 - 08:50
Real Madridi ia uron Barcelonës titullin e kampionit në La Liga

Barcelona e ka fituar titullin e 27 në La Liga, katër xhiro pa përfunduar sezoni. Xavi Hernandez e ka fituar titullin e parë kampion në La Liga si trajner i kësaj skuadre, transmeton "Kosova Sot Online ".

Me fitoren bindëse 2:4 në udhëtim ndaj Espanyolit, katalonasit edhe matematikisht e kanë siguruar titullin e kampionit, të parin që nga sezoni 2018/19.

E nuk ka munguar menjëherë urimi nga rivali më i madh i Barcelonës, Real Madridi.

“Urime për Barcelonën, kampion i La Ligas për 2022/23”, ishte urimi i “Los Blancos”.

(Kosova Sot Online )