Dy ekipe të fuqishme në betejë për transferimin e francezit Amine Adli

  • S.A /
  • 15 May 2023 - 15:53
Dy ekipe të fuqishme  në betejë  për transferimin e francezit Amine Adli

Amine Adli është duke kaluar nëpër një sezon shumë të mirë në vitin e tij të dytë në Bundesliga. Sulmuesi anësorë po shkëlqen me fanellën e Bayer Leverkusen dhe ka bërë për vete skudara të mëdha që kanë shprehur interesim për të, transmeton "Kosova Sot Online ".

23-vjeçari iu bashkua dy viteve më parë Leverkusenit për 7,5 milionë euro nga Toulouse, derisa tani ka pesëfishuar çmimin e tij.

Anësori në 34 ndeshje zyrtare ka shënuar gjashtë gola e ka asistuar në gjashtë të tjerë, derisa Milan dhe Bayern Munich janë vënë pas tij. Dy gjigantët evropianë kanë kontaktuar Leverkusenin për të pyetur për çmimin e futbollistit të talentuar francez. Kicker ka raportuar se në garë përveç Milanit dhe Bayernit janë edhe dy gjigantët anglezë Arsenal dhe Newcastle United. Leverkusen është gati ta lejoj largimin e talentit të tyre, por jo për një shumë më të vogël se 35 milionë euro. 

(Kosova Sot Online )