Milani me ndryshime përforcimi në sulm dhe në mbrojtje kundër Interit

  • S.A /
  • 15 May 2023 - 13:29
Milani me ndryshime përforcimi në sulm dhe në mbrojtje kundër Interit

Milani pritet të bëjë ndryshime serioze në formacion për ndeshjen e kthimit gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. “Rossoneri” pritet ta kenë në dispozicion të rikthyerin, Rafael Leao, i cili shkaku i lëndimit mungoi në ndeshjen e parë, të cilën “Nerazzurri” e fituan me rezultat 2:0 të mërkurën e kaluar, transmeton "Kosova Sot Online ".

Ylli portugez ka ushtruar rregullisht me skuadrën dhe nuk ndien më dhimbje pasi e tërhoqi muskulin në ndeshjen kampionale, katër ditë para lojës me Zikaltrit dhe nuk mundi të rikuperohej me kohë për lojën e parë.

Ndërkohë, krahas sulmit trajneri Stefano Pioli po mendon të bëjë ndryshime edhe në mbrojtje.

Në vend të Simon Kjaer, në qendër të mbrojtjes mund të luajë gjermani Malick Thiaë, përkrah Fikayo Tomorit.

Në të djathtë do të jetë i padiskutueshmi Davide Calabria, kurse në të majtë Theo Hernandez.

Në mesfushë mund të rikthehet Rade Krunic, ndërsa Junior Messias është favorit ndaj Alexis Saelemaekers në të djathtë në mesfushë.

Brahim Diaz dhe Rafael Leao do të luajnë përkrah qendërsulmuesit Olivier Giroud.

Ndeshja mes Interit dhe Milanit do të luhet nesër mbrëma, me Zikaltrit vendës që do të mundohen ta ruajnë kapitalin e krijuar në lojën e parë, kurse Kuqezinjtë do ta kërkojnë përmbysjen e madhe. 

(Kosova Sot Online )