Ramos pranë rinovimit të kontratës me PSG-në

  • A.P /
  • 17 May 2023 - 14:03
Ramos pranë rinovimit të kontratës me PSG-në

Sergio Ramos është shumë pranë rinovimit të kontratës edhe për një vit me Paris Saint Germain, siç zbulohet sot nga shtypi iberik.

Ramos është në rrugën e duhur për të ngritur lart trofenë e 28-të si profesionist (PSG praktikisht e ka fituar titullin në Ligue 1).

Situata e tij në Paris ndryshoi në kohë rekord dhe rinovimi i tij hyn në një fazë vendimtare dhe ka shumë optimizëm që të konkretizohet.

Al Khelaïfi, president i PSG-së, është shumë i kënaqur me paraqitjen e andaluzianit Ramos dhe vetë lojtari dëshiron të luajë për gjigantët parizienë.

Ramos u bë lider si brenda dhe jashtë dhomës së zhveshjes dhe lëndimi i tij, që i shkaktoi dhimbje koke vitin e kaluar, sepse e mbajti atë joaktiv për një kohë të gjatë, u tejkalua plotësisht.

Një nga arsyet që Ramos është afër rinovimit të kontratës është shfaqja shumë e mirë që pati në ndeshjen e Champions League, kundër Bayernit, pavarësisht se PSG u eliminua.

(Kosova Sot Online)