Lautaro edhe i lënduar nuk u ndal në ndeshjen e fitores

  • S.A /
  • 17 May 2023 - 10:20
Lautaro edhe i lënduar nuk u ndal në ndeshjen e fitores

Lautaro Martinez ndihet mjaft i lumtur me kualifikimin në finale të Ligës së Kampionëve.Sulmuesi argjentinas e ndihmoi Interin ta eliminonte Milanin në gjysmëfinale të kësaj gare, transmeton "Kosova Sot Online".

Ai e realizoi golin e fitores mbrëmë në ndeshjen e kthimit, 1:0, ndërsa në duelin e parë Zikaltrit kishin fituar 2:0 ndaj komshinjve Kuqezi.

Kapiteni i interistëve tregon se këtë sezon luajti i lënduar, por që nuk mund të ndalej pasi dëshironte t’i ndihmonte shokët.

“Vuaj kur nuk kam paraqitje siç dua unë. Në këtë sezon nuk jam ndalur, edhe pse e kisha një nyjë të këmbës të shkatërruar. Tash jam mirë dhe derisa luaja në Botëror, kam vuajtur shumë vetëm për të qenë afër shokëve. Nuk arrita ta jepja maksimumin, por më pas kam pushuar dhe tash jam në formë të mirë në nivelin fizik dhe mental. Jam i lumtur absolutisht dhe i falënderoj bashëklojtarët”, deklaroi Lautaro pas lojës.

(Kosova Sot Online )