FFK-ja e çon në procedurë disiplinore delegatin e ndeshjes

  • A.P /
  • 17 May 2023 - 15:45
FFK-ja e çon në procedurë disiplinore delegatin e ndeshjes

Zakonisht, Komisionet e Garave dhe ato Disiplinore i çojnë në disiplinorë klubet apo futbollistët.

Por, diçka e pazakontë ka ndodhur sot.

Në fakt, Komisioni i Garave i Superligës e ka dërguar në procedurë disiplinore delegatin e ndeshjes Vushtrria – Kika, Mentor Baliu, 

Motivi? Tejkalimi i autorizimit në ndeshje duke e urdhëruar referin kryesor që ta ndërpresë ndeshjen derisa të largohet përfaqësuesi zyrtar i ekipit mysafir në tribuna, ndërkohë që nuk kishte ndonjë arsye për këtë veprim.

“Kur përfaqësuesi zyrtar i KF ”KIKA” tentoi të futet në lokalet zyrtare për plotësimin e protokolit zyrtar të ndeshjes, delegati e urdhëroi që të dalë jashtë dhe e largoi nga lokalet zyrtare” njofton Komisioni i Garave.

Ndërkohë, në disiplinor përfunduan edhe Ballkani dhe Llapi.

(Kosova Sot Online)