Guardiola: Duam të fitojmë Champions League

  • A.P /
  • 17 May 2023 - 17:54
Guardiola: Duam të fitojmë Champions League

Trajneri i Manchetser City, Pep Guardiola, foli në konferencë për shtyp, në prag të sfidës së kthimit ndaj Real Madrid.

Pas ndeshjes së parë të mbyllur në barazim 1-1, gjithçka është e hapur për finalen e madhe.

Guardiola deklaroi se skuadra e tij dëshiron trofeun e madh të Champions League, ndërsa shtoi se nuk e di përse Real Madrid është kaq i fortë në Europë.

Kemi fituar çdo titull përveç këtij të Champions League. E duam. Njerëzit thonë se jemi afër, për mua jemi larg. Është një ëndërr të jesh këtu, askush nuk na garanton se do të jemi atje në të ardhmen. Sa për lojtarët, përveç Ake, ata janë të gjithë në formë.

Nuk e di pse Real Madrid është kaq i fortë në Europë. Ata kanë pasur gjithmonë lojtarë cilësorë, pa atë standard nuk do t’i kishin arritur qëllimet e tyre.

(Kosova Sot Online)