Shpresat e Interit tek futbollisti kroat Brozovici për ta fituar Championsin, zbulohet edhe “teoria e çmendur”

  • S.A /
  • 18 May 2023 - 10:01
Shpresat e Interit tek  futbollisti kroat Brozovici për ta fituar Championsin, zbulohet edhe “teoria e çmendur”

Një teori e një tifozi thotë se Interi do ta fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon duke e mposhtur Manchester Cityn në finalen e Stambollit. Krejt kjo për shkak të një kroati që “Nerazzurri” e kanë në skuadër, transmeton "Kosova Sot Online". 

Që nga finalja e Wembleyt më 2013, kur Mario Mandzukic e ndihmoi Bayern Munichun që ta ngriste lartë trofeun më të çmueshëm me golin e shënuar ndaj Borussia Dortmundit, së paku një futbollist kroat e ka fituar trofeun e Championsit. Luka Modric, i cili e fitoi pesë herë Ligën e Kampionëve me Real Madridin, në vitet 2014, 2016, 2017, 2018 e 2022, është mjaft familjar me këtë eveniment, njëjtë si ish-bashkëlojtari i tij tek “Los Blancos”, Mateo Kovacic. Mirëpo, këtë radhë, do të jetë 30 vjeçari Marcelo Brozovic ai që do të jetë në finale pasi Interi e eliminoi në gjysmëfinale rivalin AC Milan të martën mbrëma në San Siro.

Si rezultat i prezencës së Brozovic në finalen e muajit të ardhshëm, tifozët Zikaltër po shpresojnë që të vazhdojë tradita e triumfit të ekipeve që kanë në skuadër lojtarë kroatë.

Një prej tyre tha: “Brozovic, të lutem ta vazhdosh serinë e fitoreve”, kurse një tjetër komentoi:

“Shpresa e fundit e Kroacisë për ta mbajtur gjallë këtë seri të jashtëzakonshme të fitoreve në Ligën e Kampionëve. Është vetëm një, Marcelo Brozovic.”

E i treti shkroi: “Fati kroat është e vetmja shpresë e jona. Na shpëto, Marcelo Brozovic!!!”

Kurse, i katërti shtoi: “Man City nuk ka kroat, Interi ka”, shkruan “Gazeta Express”.

Më poshtë është lista komplete e kroatëve që ishin pjesë finaleve të Championsit që nga viti 2013:

2013 – Mario Mandzukic [Bayern Munich]

2014 – Luka Modric [Real Madrid]

2015 – Ivan Rakitic [Barcelona]

2016 – Luka Modric, Mateo Kovacic [Real Madrid]

2017 – Luka Modric, Mateo Kovacic [Real Madrid], Mario Mandzukic [Juventus]

2018 – Luka Modric, Mateo Kovacic [Real Madrid], Dejan Lovren [Liverpool]

2019 – Dejan Lovren [Liverpool]

2020 – Ivan Perisic [Bayern Munich]

2021 – Mateo Kovacic [Chelsea]

2022 – Luka Modric [Real Madrid]

2023 – Marcelo Brozovic [Inter Milan]

(Kosova Sot Online )