Vjen finalja e katërt e Championsit për Guardiolën, vetëm edhe një trajner ka më shumë

  • S.A /
  • 18 May 2023 - 13:40
Vjen finalja e katërt e Championsit për Guardiolën, vetëm edhe një trajner ka më shumë

Pep Guardiola e arriti finalen e katërt të Ligës së Kampionëve si trajner pasi me Manchester Cityn e tij e eliminoi Real Madridin në gjysmëfinale mbrëmë. Ajo e Stambollit do të jetë finalja e dytë e Championsit për Guardiolën si trajner i “Citizens”, kurse dy të tjera i kishte me Barcelonën, transmeton "Kosova Sot Online".

Me këtë rast, me katër finale në garën më prestigjioze të futbollit evropian ai iu bashkua trajnerëve të mëdhenj si Marcello Lippi, Jurgen Klopp e Alex Ferguson.

Vetëm një trajner ka statistika më të mira se Pep në këtë aspekt: është Carlo Ancelotti ai i cili e ka shijuar pesë herë si trajner finalen e Ligës së Kampionëve, ndërsa mbrëmë dështoi ta bënte një gjë të tillë për herë të gjashtë.

Guardiola synon ta fitojë trofeun e tretë të Championsit, ndërsa dy herë e kishte fituar me Barcelonën e një herë kishte dështuar në finale me Man Cityn.

Në këtë rast, ai do t’i afrohej prapë Ancelottit, i cili i ka katër trofe të Ligës së Kampionëve të fituar si trajner, dy me Milanin dhe dy me Real Madridin.

(Kosova Sot Online )