Ja kush mund të jetë pasardhës i Messit në PSG

  • A.P /
  • 18 May 2023 - 16:33
Ja kush mund të jetë pasardhës i Messit në PSG

Pasardhësi i Lionel Messit në Paris Saint-Germain mund të arrijë nga Arsenali.

Ky është lajmi i publikuar sot nga mediumi britanik “Daily Mirror”, i cili lidhet me sirenat parisienë në adresë të Martin Odegaardit

Ish-futbollisti i Real Madridit ka shpërthyer në Londër dhe është bërë njëri prej lojtarëve kryesorë të trajnerit Mikel Arteta.

Por, futbollisti norvegjez mund të përfundojë në Paris.

Kjo pasi klubi nga “Parku i Princave” e sheh atë si njërin prej pasuesve potencialë të kampionit të freskët të botës, i cili pritet të largohet nga Parisi nga korriku e tutje, kur edhe do t’i përfundojë kontrata.

Sidoqoftë, “Gunners” po e shikojnë strategjinë për ta “blinduar” mesfushorin kreativ.

Gjithnjë sipas mediumit britanik, “Topçinjtë” e kanë bërë gati një ofertë stratosferike për përfaqësuesin norvegjez, të cilin duan ta mbajnë sa më gjatë të jetë e mundur në “Emirates Stadium”.

(Kosova Sot Online)