Modric refuzon ofertat astronomike nga Arabia Saudite

  • A.P /
  • 18 May 2023 - 17:17
Modric refuzon ofertat astronomike nga Arabia Saudite

Luka Modric sipas të gjitha gjasave do të vazhdojë të jetë pjesë e Real Madridit.

Mesfushori kroat përkundër moshës po tregon ende paraqitje të mira.

Sipas Sky Sport, Modric ka refuzuar oferta të mëdha nga Arabia Saudite për të nënshkruar kontratë të re me Real Madridin.

Kontrata e re me “Los Blancos” pritet të jetë një vjeçare.

37-vjeçari është pjesë e Real Madridit që nga viti 2012, kur erdhi nga Tottenham Hotspur.

(Kosova Sot Online)