Marquinhos rinovon kontratën me PSG-në

  • A.P /
  • 19 May 2023 - 17:01
Marquinhos rinovon kontratën me PSG-në

Paris Saint-Germain ka njoftuar këtë të premte se kapiteni i tyre, Marquinhos, ka nënshkruar një zgjatje të kontratës.

Qendërmbrojtësi brazilian do të jetë i lidhur me parisienët deri në verën e vitit 2028.

Marquinhos është pjesë e kampionit në fuqi të Francës që nga viti 2013.

Ai ka regjistruar 400 paraqitje deri më tani, teksa ka fituar shtatë tituj kampioni në Ligue 1 gjatë kësaj periudhe, gjashtë Kupa të Francës, gjashtë Kupa të Ligës së Francës, si dhe tetë Superkupa të këtij vendi.

29-vjeçari është i treti në listën e futbollistëve me më së shumti paraqitje në histori të PSG-së, si dhe i pari në për sa i përket ndeshjeve të luajtura në skenën evropiane.

Këtë sezon, Marquinhos ka regjistruar 43 paraqitje me Paris Saint-Germainin në të gjitha garat. 

(Kosova Sot Online)