Delegati Mentor Baliu dënohet me 6 muaj ndalesë në kryerjen e detyrës

  • A.P /
  • 19 May 2023 - 18:51
Delegati Mentor Baliu dënohet me 6 muaj ndalesë në kryerjen e detyrës

Mentor Baliu është dënuar me 6 muaj ndalesë në kryerjen e detyrës zyrtare në garat e organizuara nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK).

FFK sot njoftoi se ky është vendimi i marrur nga Komisioni Disiplinor

Delegati Baliu ishte i deleguar së fundmi në ndeshjen Vushtrria – Kika, ndeshje në të cilën u vërtetua se ai ka tejkaluar autorizimet e tij.

Njoftimi i plotë nga FFK-ja:

“Delegatit të ndeshjes Vushtrria-Kika, Mentor Baliu. Tejkalon autorizimet e delegatit të ndeshjes duke urdhëruar referin kryesor që ta ndërpres ndeshjen derisa të largohet përfaqësuesi zyrtar i ekipit mysafir në tribuna, ndërkohë që nuk kishte ndonjë arsye për këtë veprim. Kur përfaqësuesi zyrtar i KF ”Kika” tentojë të futet në lokalet zyrtare për plotësimin e protokolit zyrtar të ndeshjes, delegati e urdhëron që të dal jashtë dhe e largon nga lokalet zyrtare. Sipas deklaratës së supervëzhguesit të ndeshjes. Bazuar në nenin 86 paragrafi 1 pika A të Rregullores disiplinore ; Dënohet me 6 (gjashtë) muaj ndalesë në kryerjen e detyrës zyrtare në garat e oragnizuara nga FFK”. 

(Kosova Sot Online)