Spalletti në prag të largimit befasues nga Napoli

  • A.P /
  • 19 May 2023 - 21:41
Spalletti në prag të largimit befasues nga Napoli

Tensionet në rritje mes presidentit të Napolit Aurelio De Laurentiis dhe trajnerit Luciano Spalletti janë bërë gjithnjë e më evidente ditët e fundit dhe sipas mediumeve italiane, trajneri do të largohet vetëm pak javë pasi ia siguroi titullin napolitanëve.

Sipas “Il Corriere della Sera”, si shkak i tensioneve mes tyre, e ardhmja e trajnerit italian tani është në dyshim

Spalletti ka edhe një vit të mbetur në kontratën e tij aktuale me Napolin, pasi klubi aktivizoi automatikisht një klauzolë zgjatjeje në kontratën e tij.

Megjithatë, 64-vjeçari thuhet se ishte i hutuar që konfirmimi i këtij vendimi nuk iu tha personalisht.

De Laurentiis gjithashtu thuhet se nuk e telefonoi Spallettin për ta uruar pasi Napoli fitoi titullin e kampionit në Serie A këtë muaj, një detaj që nuk është anashkaluar sipas “Il Corriere”.

Spalleti nuk ishte i pranishëm në një konferencë për shtyp të enjten, por u zëvendësua nga portieri Alex Meret, pasi De Laurentiss njoftoi për planet e mëtejshme për festimet e titullit të Napolit dhe kampin e tyre të ardhshëm parasezonal. Presidenti nuk e përmendi asnjëherë emrin e Spallettit.

Ndonëse asgjë zyrtare nuk është konfirmuar në asnjë mënyrë, “Il Corriere dello Sport” shkroi se Spalletti do të largohet nga Napoli pa marrë parasysh se çfarë do të ndodhë.

(Kosova Sot Online)