Miami po i afrohet edhe më shumë finales së madhe të NBA-së

  • S.A /
  • 20 May 2023 - 12:25
Miami po i afrohet edhe më shumë finales së madhe të NBA-së

Miami i është afruar edhe më shumë finales së madhe të NBA-së për sezonin 2022/23. Heat e mposhtën Bostonin edhe në ndeshjen e dytë finale të Konferencës, ku Miami triumfoi në “TD Garden” me rezultat 111:105 (24:25, 30:25, 21:33 e 22:36) për ta ngritur epërsinë në serinë e ndeshjeve finale në 2-0, transmeton "Kosova Sot Online". 

Te Heat më të dalluarit ishin Jimmy Butler me 27 pikë, Caleb Martin me 25 dhe Bam Adebayo me 22 pikë. Nga ana tjetër, 34 pikët e lojtarit më të mirë Jayson Tatum nuk iu mjaftuan Celtics që ta shmangin humbjen. Miamin e ndajnë dy fitore nga finalja e madhe e NBA-së, kurse Bostonin e pret një punë e vështirë në tentim për ta përmbysur serinë e “finales së vogël” për të shkuar në “finalen e madhe” të NBA-së. 

(Kosova Sot Online )