Del Piero flet për rrugëtimin e Juventusit: Ishte një sezon…

  • E.K /
  • 20 May 2023 - 14:00
Del Piero flet për rrugëtimin e Juventusit: Ishte një sezon…

Alessandro Del Piero, flamuri dhe ish-kapiteni i Juventusit, ka komentuar eliminimin e bardhezinjve nga “Europa League”, të mposhtur nga Sevilla në gjysmëfinale. Ish-numri 10 i Juventusit tha: “Szczesny ka qenë atje prej shumë kohësh dhe e kuptoi menjëherë mentalitetin e këtij klubi, i cili ka nevojën, ADN-në dhe duhet të synojë të fitojë trofe.

Juve vjen nga vite fantastike, ku fitoi shumë. Tani ka një moment të vështirë, veçanërisht në raport me trofetë. Gjithçka që ndodhi brenda dhe jashtë fushës erdhi për shkak të gabimeve të tyre në fazën e parë, sepse faza e parë e Champions League ishte shumë zhgënjyese, por më pas edhe për ngjarje që nuk vareshin prej lojtarëve, për atë që ndodhi jashtë fushe.

Ishte një sezon folkloristik, për ta thënë me fjalët e Allegrit, ku gjithsesi dolën mirë, sepse arritja në gjysmëfinale, e përvijuar me detaje, si dhe vendi i dytë në një renditjen e Serie A, ku kemi tri skuadra në finalet e Kupave të Europës, nuk është pak”.

Del Piero vazhdoi të analizojë ndeshjen e “Europa League”, duke thënë: “Ka vite kalimtare, ky është një prej tyre, por lojtarët kanë treguar se e duan këtë skuadër, me qëndrimin, unitetin dhe përkushtimin ndaj punës”.

Më pas, për atë që ndodhi në fushë, ai shtoi: “Kean dhe Iling bënë mirë, nuk ishte plan B. Nuk kishte detaje, u krijuan shumë më tepër raste në këtë ndeshje sesa në ndeshjen e parë, por edhe në shumicën e ndeshjeve të këtij sezoni”.

(Kosova Sot Online)