Ancelotti: Sezon i mirë për ne, i kemi fituar tre trofe

  • E.K /
  • 20 May 2023 - 15:28
Ancelotti: Sezon i mirë për ne, i kemi fituar tre trofe

Neymari pritet të largohet nga PSG-ja në fund të sezonit.

Sulmuesi brazilian nga sezoni i ri mund të luaj në Premierligën angleze, te skuadra e Newcastle United.

“Relevo” raporton se Newcastle tashmë ka nisur bisedimet me përfaqësuesit e Neymarit për transferimin e tij në “St James’ Park”.

31-vjeçati ka pasur probleme me klubin parisien dhe po e mendon seriozisht largimin.

Në javët e fundit është spekuluar se Neymar mund të rikthehet te ish-klubi i tij, Barcelona, derisa ka pasur interesim edhe nga skuadra e Chelseas.

Sulmuesi brazilian ka kontratë me PSG-në deri më 30 qershor 2025.

(Kosova Sot Online)