Reali e Barça i bashkohen Arsenalit në garë për Cancelon

  • A.P /
  • 21 May 2023 - 15:00
Reali e Barça i bashkohen Arsenalit në garë për Cancelon

Real Madridi është në kërkim të një mbrojtësi të djathtë për sezonin e ardhshëm.

Dhe, mediumi “Sport1” raporton se “Los Blancos” janë futur në garë për futbollistin portugez, Joao Cancelo”.

Për futbollistin e krahut në garë është futur së fundmi edhe Barcelona, ndërsa më herët atij ia kishte vënë syrin edhe Arsenali.

Cancelo është në pronësi të Manchester Cityt, por është i huazuar në Bayern Munich, i cili nuk e ka ndërmend ta blejë kartonin e tij dhe lojtari do të rikthehet në “Etihad Stadium” në verën që vjen.
Natyrisht, trajneri Pep Guardiola nuk llogarit më në shërbimet e tij dhe përfaqësuesi portugez do të largohet nga kampionët e Anglisë, me mundësi qëndrimi në Premierligë ose transferimi në La Liga. 

(Kosova Sot Online)