Reali do t’i zyrtarizojë kontratat e reja të Modricit e Kroosit

  • A.P /
  • 21 May 2023 - 15:45
Reali do t’i zyrtarizojë kontratat e reja të Modricit e Kroosit

Real Madridi do t’i zyrtarizojë shumë shpejt kontratat e reja të Luka Modricit e të Toni Kroosit.

Për këtë siguron eksperti italian i transfereve, Fabrizio Romano.

Kroos tashmë e ka nënshkruar kontratën e re deri në qershor të vitit 2024, ndërsa të njëjtën gjë do ta bëjë edhe Modric shmë shpejt dhe më pas do të zyrtarizohen të dyja marrëveshjet nga madrilenët.

Në rrugë të mirë është edhe marrëveshja me Vinicius Junior, i cili po ashtu do ta vazhdojë bashkëpunimin afatgjatë me “Los Blancos”.

Reali synon të jetë i suksesshëm në sezonin e ardhshëm, gjë e cila nuk ndodhi në këtë aktual, ku mbeti pa e fituar La Ligan dhe Ligën e Kampionëve.

(Kosova Sot Online)