Kosova do të bëhet sot me selektor të ri të basketbollit

  • S.A /
  • 22 May 2023 - 10:13
Kosova do të bëhet sot me selektor të ri të basketbollit

Kombëtarja e Kosovës në basketboll do të bëhet sot me selektor të ri. Federata e Basketbollit të Kosovës do ta mbajë një konferencë për shtyp pas pak orësh, ku edhe do ta prezantojë përzgjedhësin e ri të “Dardanëve”, transmeton "kosova Sot Online ".

Prej orës 14:00 në “Four Points by Sheraton Prishtina”, shtëpia e basketbollit do të prezantohet nga kryetari Arben Fetahu, i cili do ta nënshkruajë kontratën me trajnerin e ri, për rrugëtimin e Kosovës në garat zyrtare të FIBA-s.

Selektor i ri i Kosovës pritet të jetë trajneri aktual i Pejës, Rami Hadar.

Izraeliti do t’i udhëheq “Dardanët” në fazën parakualifikuese të Eurobasket 2025, ku Kosova është në një grup me Zvicrën dhe me Danimarkën. Me trajnerin e ri, Verdhekaltrit synojnë të shkojnë në fazën tjetër parakualifikuese dhe ta ngrisin nivelin e paraqitjeve, i cili ka pasur rënie në vitet e fundit. 

(Kosova Sot Online )