UEFA cakton gjyqtarët për finalet në Ligën e Evropës dhe Ligën e Konferencës

  • A.P /
  • 22 May 2023 - 18:34
UEFA cakton gjyqtarët për finalet në Ligën e Evropës dhe Ligën e Konferencës

UEFA ka caktuar tashmë gjyqtarët për ndeshjet finale në Ligën e Evropës dhe në Ligën e Konferencës.

Në finalen e Ligës së Evropës do të takohen Sevilla dhe Roma. Kjo ndeshje do të zhvillohet më 31 maj, në “Puskas Arena” të Budapestit.

Gjyqtar kryesor për këtë ndeshje do të jetë Anthony Taylor, i cili do të asistohet nga Gary Beswick dhe Adam Nunn.

Në dhomën e VAR-it do të jetë Stuart Attwell, me asistentin e tij Christopher Kavanagh.

Në finalen e Ligës së Konferencës do të takohen Fiorentina dhe West Ham United. Kjo ndeshje do të zhvillohet më 7 qershor, në “Eden Arena” të Pragës.

Carlos del Cerro Grande është caktuar si gjyqtar kryesor, teksa asistentët e tij do të jenë Pau Cebrian Devis dhe Guadalupe Porras Ayuso.

Në dhomën e VAR-it do të jetë Juan Martínez Munuera, bashkë me asistentin e tij Alejandro Jose Hernandez. 

(Kosova Sot Online)