Martinez i gatshëm ta "dhuron" edhe rrogën e majme vetëm për ta sjellë Messin në Aston Villa

  • S.A /
  • 23 May 2023 - 13:58
Martinez i gatshëm ta

Emiliano Martinez ka zbuluar se do të donte që ta shihte Lionel Messin t’i bashkohet atij në Aston Villa. Portieri argjentinas, i cili ishte hero në Kupën e Botës, është i gatshëm të pranojë që t’i ulet rroga vetëm e vetëm që Messi të përfundojë në ekipin nga Birminghami, transmeton "Kosova Sot Online ".

“Nëse Messi fishkëllehet në klubin aktual, unë do ta sillja atë në Aston Villa. Unë do të bëja gjithçka për të. Do ta shkurtoja edhe rrogën time për Messin nëse do të ishte e nevojshme”, deklaroi Martinez për “ESPN”.

Messi dhe Martinez ishin më të merituarit që Argjentina e fitoi trofeun e Kupës së Botës, me portierin veteran që e bëri një pritje të jashtëzakonshme dhe historike në minutat e fundit të vazhdimeve ndaj Francës në finale.

Messi është duke i kaluar javët e fundit të eksperiencës së tij në Paris Saint-Germain, ndërsa do t’i skadojë kontrata në fund të qershorit.

35 vjeçari ka mundësi të rikthehet në Barcelonë, por ka oferta edhe nga Arabia Saudite, më saktësisht nga ekipi Al-Hilal, por edhe nga ekipit i ligës amerikane të futbollit – MLS, Inter Miami.

(Kosova Sot Online )