Perez e mbron Viniciusin

  • A.P /
  • 23 May 2023 - 15:11
Perez e mbron Viniciusin

Florentino Perez, president i Real Madridit është kthyer të flasë për fyerjet raciste që i mori futbollisti brazilian, Vinicius Junior.

Kreu i klubit spanjoll foli me rastin e festës së titullit të kampionit të fituar nga “Los Blancos” në basketboll.

“Dua të njoftoj se nuk do të tolerojmë raste raciste ndaj lojtarëve tanë. Për ta bërë këtë, struktura arbitrare duhet të modifikohet, në mënyre që ‘viktima’ mos të shihet si përgjegjës, gjë e cila është duke ndodhur për momentin. Shoqëria në të cilën po jetojmë nuk meriton incidente që janë përsëritur me lojtarin tonë. Sporti është një pikë e takimeve, e vlerave”, deklaroi presidenti Perez.

Vinicius Junior është bërë cak i fyerjeve raciste në stadiumet e La Ligas, gjë e cila e ka lënduar tej mase futbollistin brazilian.

(Kosova Sot Online)