A i ka nisur Man United bisedimet për transferimin e Neymarit?

  • A.P /
  • 23 May 2023 - 18:51
A i ka nisur Man United bisedimet për transferimin e Neymarit?

Manchester United duket se nuk është i interesuar për Neymarin, të paktën deri më tani.

Sipas gazetarit të njohur, Fabrizio Romano, nuk ka negociata mes klubit anglez dhe Paris Saint-Germainit për sulmuesin brazilian.

Romano raportoi se nuk ka asgjë konkrete rreth kësaj, të paktën nga ana e pronarëve ose bordit aktual.

PSG-ja e ka diskutuar tashmë brenda klubit largimin e Neymarit, për të cilin kërkojnë një zgjidhje në verë.

(Kosova Sot Online)