Spalleti informon edhe lojtarët rreth vendimit për t’u larguar nga Napoli

  • A.P /
  • 23 May 2023 - 19:50
Spalleti informon edhe lojtarët rreth vendimit për t’u larguar nga Napoli

Futbollistët e Napolit janë informuar për vendimin e Luciano Spallettit për t’u larguar pas përfundimit të sezonit.

Sipas “Il Mattino”, trajneri italian tashmë ka marrë vendimin për t’u larguar dhe se këtë ia ka komunikuar edhe presidentit të klubit, Aurelio De Laurentiis, në takimin e tyre javë më parë.

Spalletti për vendimin e tij raportohet se informoi edhe futbollistët e Napolit, pas fitores së tyre ndaj Interit.

Largimi i 64-vjeçarit besohet se vije pas prishjes së raporteve mes tij dhe De Laurentiss.

Spalletti beson se nuk ka mënyrë më të mirë për t’u larguar se kjo, pasi është paralajmëruar për mundësinë e largimit të lojtarëve kryesorë.

Ai beson se i duhet një pushim dhe pas pushimit, më pas do të marrë një sfidë të re.

(Kosova Sot Online)