Barcelona e përgjumur pasi e fitoi titullin, mposhtet lehtë edhe nga Valladolid

  • S.A /
  • 24 May 2023 - 08:54
Barcelona e  përgjumur  pasi e fitoi titullin, mposhtet lehtë edhe nga Valladolid

Që prej kur siguroi matematikisht titullin, Barcelona ka pësuar dy humbje nga po aq ndeshje në La Liga. Skuadra e drejtuar nga Xavi humbjen e dytë e regjistroi sonte, në udhëtim ndaj Real Valladolidit.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Jose Zorrilla” përfundoi me rezultatin 3:1. Andreas Christensen (2’) ia dha epërsinë e parë vendasve me një autogol, teksa pastaj shënuan edhe Cyle Larin (22’) nga penalltia dhe Gonzalo Plata (73’).

Për katalonasit golin e vetëm e shënoi Robert Lewandowski (84’).

Këto tri pikë janë shumë të rëndësishme për Valladolidin, në garën e tyre për mbijetesë.

Pas 36 xhirove, skuadra e drejtuar nga Paulo Pezzolano ka 38 pikë dhe ndodhet në pozitën 17-të, me tri pikë më shumë se Getafe, që po rrezikon rënien nga elita e futbollit spanjoll.

Barcelona mbetet në kuotën e 85 pikëve.

(Kosova Sot Online )