
Lexoni edhe:
Shteti i së drejtës nuk ndërtohet me premtime që harrohen po me me veprime të guximshme dhe përkushtim
Erza Muminoviq është eliminuar në rrethin e dytë të Grand Prix të Austrisë, transmeton "Kosova Sot Online".
Xhudistja kosovare u mposht nga garuesja e Azerbajxhanit, Gultaj Mammadaliyeva. Parapraksht, në rrethin e parë Muminoviq e mposhti austriaken Carina Klaus-Sternwieser në kategorinë deri në 52 kilogramë.
Ndërkaq, në kategorinë deri në 57 kilogramë, Flaka Loxha u dorëzua qysh në garën e parë pasi u mposht nga spanjollja Jaione Equisoain. Kosova po përfaqësohet në Grand Prix të Austrisë me gjashtë garues.
Krahas Erzës dhe Loxhës, në këtë garë po marrin pjesë edhe Laura Fazliu, Loriana Kuka, Akil Gjakova dhe Shpat Zekaj, ndërsa kampionet olimpike, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi kanë pushuar në këtë turne.
(Kosova Sot Online )