Lexoni edhe:
Politikanë të degraduar nuk po e marrin seriozisht, po e mbajnë peng ndërtimin e një sistemi të ri zgjedhor evropian, të avancuar dhe të dekriminalizuar
Shkruan: ANALISTI - Xhevat Meha
Sa herë që rritej presioni nga qytetarët ose nga mbështetësit e pavarësisë së Kosovës që të fillohet ndëshkimi i të pa ndëshkuarve kryerës të krimeve, qeveritë kalonin kohën duke ndërtuar strategji, ose formonin trupa të rinj për luftimin e korrupsionit, ose bënin ligje të reja që kurrë nuk zbatohej asnjëri nga ligjet. Kjo praktike ishte lyerje me tlyn e trurit të qytetarëve dhe mbështetësve të pavarësisë së Kosovës se po punohet diçka.
-Është e vërtete se kjo qeveri ka arritur që të marrë besimin e qytetareve për të formuar qeveri pikërisht me premtimin se do të kryej ndryshimet e nevojshme për të siguruar që qytetarët ti realizojnë të drejtat e tyre përmes institucioneve ligj zbatuese. Qeveria ka thyer këtë premtim, ka thyer besimin e qytetarëve. Dëshmi e kësaj është ikja masive nga Kosova si rezultat i humbjes së besimit.
Fillimi i ndërtimit të strategjisë së luftës kundër korrupsionit është vazhdim i praktikave të njëjta me qeveritë tjera të deritanishme. Sa herë që rritej presioni nga qytetarët ose nga mbështetësit e pavarësisë së Kosovës që të fillohet ndëshkimi i të pa ndëshkuarve kryerës të krimeve, qeveritë kalonin kohën duke ndërtuar strategji, ose formonin trupa të rinj për luftimin e korrupsionit, ose bënin ligje të reja që kurrë nuk zbatohej asnjëri nga ligjet. Kjo praktike ishte lyerje me tlyn e trurit të qytetarëve dhe mbështetësve të pavarësisë së Kosovës se po punohet diçka. Edhe kjo qeveri po vazhdon me lyerje të trurit me tlyn kishe po punojmë diçka. Në fakt është viti i tretë qeverisës dhe kjo qeveri nuk ka kryer asnjë veprim që ta ndryshoj gjendjen e pa ndëshkueshmërisë së kryerësve të krimeve, pa ndëshkueshmëria mbetet e pa prekshme.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".