Bostoni arrin fitoren e dytë, mposhtet edhe ekipi i Miamit

  • S.A /
  • 26 May 2023 - 09:04
Bostoni arrin  fitoren e dytë, mposhtet edhe ekipi i  Miamit

Boston Celtics po tregon “shenja jete” në gjysmëfinalen e play-offit në NBA. Ata arritën fitoren e dytë radhazi ndaj Miami Heat sot, duke e mposhtur me rezultat 110:97. Kësisoj, Miami tani ka avantazh vetëm 3:2 në seritë gjysmëfinale,transmeton "Kosova Sot Online ".

 

Ekipi që arrin katër fitore, kualifikohet në finalen e madhe, aty ku e pret ekipi Denver Nuggets.

Kujtojmë se Denver Nuggets arriti të fitonte ndaj Los Angeles Lakers me rezultat 4:0. 

(Kosova Sot Online )