Arsenali zbulon fanellat e edicionit të ardhshëm, Granit Xhaka mungon në prezantim

  • S.A /
  • 26 May 2023 - 14:50
Arsenali zbulon fanellat e edicionit të ardhshëm, Granit Xhaka mungon në prezantim

Klubi anglez, Arsenali ka prezantuar sot (e premte) gjatë ditës fanellat e reja të para, ato të ndeshjeve si vendas, për sezonin e ri 2023/24, transmeton "Kosova Sot Online".

Fundi i edicionit aktual vjen edhe si fillim i edicionit të ardhshëm, pasi klubeve veçse bëhën gati për sezonin e ri. Prezantimi i fanellave të reja është njëra nga gjërat që shumica e klubeve e bëjnë në fund të sezoneve, pasi duan t’i bëjnë marketing në ndeshjet e fundit, për të bërë tifozët t’i blejnë ato.

Njëra nga skuadrat që i ka prezantuar tashmë fanellat e para për sezonin 2023/24 është edhe Arsenali, në bashkëpunim me partnerin e tyre Adidas.

Arsenali dhe Adidas janë bërë bashkë për të zbuluar fanellën e re, duke shënuar 20-vjetorin e sezonit ‘Invincibles’. Duke e kthyer atë në sezonin 2003/04, fanella e parë merr frymëzim nga kompleti ikonë me disa shtesa të reja yjore.

Fanella e Arsenalit për sezonin 2023/24 merr formën e saj në nuancat e reja mahnitëse të kuqes së theksuar, duke festuar skuadrën e sotme. Baza e kuqe e theksuar kompensohet me një mëngë të bardhë dhe një model rrufeje, që rrjedh vertikalisht nga lart poshtë.

Pjesë e prezantimit të fanellës ishin yjet e ekipit si Bukayo Saka, Martin Odegaard, Gabriel Martinelli, Gabriel Magalhaes, Gabriel Jesus dhe Ëilliam Saliba. Megjithatë, në prezantim vërehet mungesa e mesfushorit shqiptar, Granit Xhaka, i cili gjithmonë ka qenë pjesë e prezantimeve, por kësaj radhe mungon pasi po përfolët për një transferim të tij në verë te Bayer Leverkusen.

(Kosova Sot Online )