Loriana Kuka humb ndeshjen për medaljen e bronztë

  • A.P /
  • 26 May 2023 - 18:59
Loriana Kuka humb ndeshjen për medaljen e bronztë

Loriana Kuka e ka nisur mbarë rrugëtimin e saj në kategorinë e re, atë deri në 70 kilogramë.

Xhudistja jonë zuri vendin e pestë, në Grand Prix, që po mbahet në Upper të Austrisë.

Ajo deri më tani garonte në kategorinë deri në 78 kilogramë, ndërsa që nga kjo garë ka dalë në një kategori më të ulët, ku debutoi me tri fitore, si dhe me 252 pikët e para olimpike për Paris 2024. Kuka u ndal në luftën për medalje të bronztë.

Rrugëtim të suksesshëm deri në çerekfinale pati edhe Akil Gjakova (kategoria deri në 73 kilogramë), i cili shënoi tri fitore, për t’u ndalur edhe të tetën e finales dhe në respesazh. Me vendin e shtatë ai mori 182 pikë.

Laura Fazliu nuk e pati ditën sot, pasi u ndal në luftën e parë (raundi i dytë) të kategorisë deri në 63 kilogramë.

Dje garuan Erza Muminoviq (kategoria deri në 52 kilogramë), e cila shënoi një fitore, dhe Flaka Loxha (kategoria deri në 57 kilogramë), që u ndalë në luftën e parë. Nesër garon Shpat Zekaj, në kategorinë deri në 100 kilogramë.

(Kosova Sot Online)