
Ancelotti e pranon se i pëlqen sulmuesi spanjoll

Carlo Ancelotti ka pranuar se ai është një tifoz i sulmuesit të Espanyolit, Joselu Mato, mes spekulimeve se Real Madridi është i interesuar për të nënshkruar me të në afatin e verës.
Real Madridi është në kërkim të një sulmuesi, i cili mund të jetë ndihmesë e Karim Benzemas, i cili vuajti nga lëndimet këtë sezon.
Joselu u përmend si një nga opsionet e mundshme. Spanjolli është golashënuesi i tretë më i mirë këtë sezon në La Liga, me 16 gola.
Ancelotti, i cili u paraqit sot në një konferencë për media, pranoi se do të kërkojnë një sulmues këtë verë.
(Kosova Sot Online)