Fury ia dërgon kontratën Joshuas, i kërkon meç në shtator

  • S.A /
  • 27 May 2023 - 12:12
Fury ia dërgon kontratën Joshuas, i kërkon meç në shtator

Tyson Fury ka konfirmuar se i ka kërkuar një meç Anthony Joshuas. Përmes një postimi në “Instagram”, ai ka bërë të ditur se i ka dërguar një kontratë Joshuas për të zhvilluar një meç në shtator të këtij viti, transmeton "Kosova Sot Online".

Nga ana e “AJ” nuk ka ende ndonjë përgjigje, teksa ai po bëhet gati për meçin ndaj Deontay Wilder, që pritet të zhvillohet në dhjetor.

“Disa ditë më parë i dërgova një draft kontratë Anthony Joshuas për një luftë në shtator në stadiumin Wembley. Është një luftë që të gjithë duan ta shohin, përfshirë edhe mua. Hajde Joshua, le t’i japim botës atë që duan të shohin. Këtë herë nuk do të bëj një milion video dhe do të vazhdoj të bëj presion. Topi tani është në anën tuaj”, shkroi Fury. 

(Kosova Sot Online )